×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Ura e Ibrit do të hapet, s’ka kurrfar arsye mos m’u hap

    FrontOnline
    06 Gusht 2024

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur nga veriu, pasi ishte për vizitë te Ura e Ibrit bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi, dhe zëvendësministër i Infrastrukturës, Hysen Durmishin, teksa ka thënë se s’është duke ndodhur asgjë e jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    I pyetur rreth hapjes së kësaj ure, Ministri Sveçla tha se ajo do të hapet, por se kur varet nga vlerësimi i ekspertëve.

    “Nuk është duke ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Ura do të hapet, nuk ka kurrfarë arsye mos mu hap. Kur do të hapet është çështje e vlerësimit të ekspertëve”, tha Sveçla.
    Poashtu, Ministri i Punëve të Brendshme u pyet edhe për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri, gjë që për aksionin e Policisë së Kosovës ai tha se është veprim i zakonshëm.

    “Absolutisht është një veprim i zakonshëm. Institucionet e Kosovës janë duke punuar dhe kjo është një gjë normale. Nuk kanë pasur licencë, nuk mund të punosh pa licencë”, tha Sveçla para gazetarëve.

    Debati për hapjen e Urës së Ibrit, e poashtu edhe mbyllja e degëve të Postës së Serbisë dje në veri, kanë shkaktuar reagime nga aleatët ndërkombëtarë.

    Të dyja këto çështje, BE-ja dhe ShBA-ja kanë kërkuar që të mos bëhen pa koordinim.

    Vendet e QUINT-it në takimin me Kurtin lidhur me mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit, e njoftuan kreun e qeverisë se nuk e mbështesin.

    “Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, u takuam sot me kryeministrin Kurti për ta njoftuar se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim në statusin e tanishëm të urës së Mitrovicës në këtë kohë”, kishte bërë të ditur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

    Poashtu, edhe për aksionin e djeshëm në veri, ShBA-ja bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i ndërpresë veprimet e mëtutjeshme “të njënashme dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për t’i zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

    Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka theksuar disa herë që hapja e Urës së Ibrit duhet të diskutohet në kuadër të dialogut. Poashtu, BE ka dënuar edhe aksionin e djeshëm, duke thënë se ishte i njëanshëm dhe i pakoordinuar.

    Madje, Stano tha se ky veprim veç që shton tensinet, dhe se një veprim i tillë është një shembull tjetër i veprimeve të pakoordinuara të administratës së Kurtit.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.