×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt, pas bisedave në Bruksel do të kemi situatë tjetër

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt.

    Sveçla tha se pas bisedimeve dhe koordinimit të nevojshëm me KFOR-in që është prezent në Urën e Ibrit dhe bisedave në Bruksel, shumë shpejt do të ketë situatë tjetër mbi urë.

    “Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Jam I bindur se pas bisedimeve dhe koordinimit të nevojshëm me KFOR-in që është prezent aty dhe bisedave në Bruksel, shumë shpejt do të kemi një situatë tjetër”.

    “Këto veprime po kritikohen nga Serbia kurse ka brengosje nga faktori ndërkombëtar në lidhje me shpejtësinë e ndërmarrjes së ndryshimeve të nevojshme në sundim të rendit dhe ligjit. Po bashkëpunojmë ngushtë me faktorin ndërkombëtar, EULEX-in e KFOR-in, në mënyrë që qëllimet tona të drejta të realizohen dhe brengat e tyre të jenë parasysh”, tha Sveçla për DË.

    Tutje, ai tha se veprimet për sundim të rendit dhe ligjit në veri të vendit po kritikohen nga Serbia, e që sipas tij, nuk mund të pritet nga një Serbi e Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit që të sundojë ligji.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti, duke thënë se ka...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se të gjithë zyrtarët që mbajnë pozita si “ushtrues detyre”, nga sot janë jofunksional. Kjo...
    Kronika18 Shtator 2024
    Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e mësimdhënëses në Pejë e cila ka kryer veprën penale “mashtrim”. Sipas raportit...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Në Komunë e Zubin Potokut ende nuk janë shpërndarë faturat e rrymës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online kreu i...
    Kronika18 Shtator 2024
    Një person në Shtërpcë ka raportuar se ka hasur në tri mina dhe dy bomba dore të pashpërthyera. Në raportin 24 orësh...
    Kronika18 Shtator 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Gjilan nën dyshimin se e ka goditur me thikë një burrë në...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, dhe përfaqësuesja e Hungarisë, si kryetare e Këshillit të BE-së, sot në Strasburg do të nënshkruajnë...
    Kronika18 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një grabitje të armatosur në fshatin Voljak të Klinës. Sipas policisë, dy persona të panjohur...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë  se pavarësisht mandatit të fuqishëm që qytetarët i kanë dhanë Albin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.