×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla për Banjskën: Grupi terr`orist synonte krijimin e një koridori Zveçan-Mitrovicë e Veriut, për futjen e armatimit

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur sërish për sulmin terrosit në Banjskë, për të cilin ka thënë se përveç municioneve dhe materialeve të ndryshme kanë kapur edhe fakte të tjera që dëshmojnë se qëllimi i grupit terrorist ka qenë që të krijojnë një koridor të ri nga Zveçani deri në Mitrovicë të Veriut.

    Ministri Sveçla ka theksuar se përmes këtij koridori qëllimi ka qenë të futej armatim shtesë dhe terroristë të tjerë.

    Ai ka shtuar se këta njerëz, pjesëmarrës në sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, kanë qenë të trajnuar dhe të pajisur jashtëzakonisht mirë me armatime.

    “Ne përveç municioneve e materialeve të ndryshme kemi zënë edhe fakte të këtij grupi terrorist të cilat dëshmojnë qëllimin e tyre. Qëllimi i tyre ka qenë që deri në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut të krijojnë koridor të ri për futjen e armatimit shtesë dhe terroristëve tjerë. Me ç’rast do të aneksionin veriun e Kosovës, një lloj imitimi i rastit të Donbasit. Njerëz të trajnuar, të pajisur jashtëzakonisht shumë dhe mirë, me armatime ushtarake realizojnë një aneksim por pa shenjat e një ushtrie apo policie prej nga vijnë”, ka thënë Sveçla për “Al Jazeera“, përcjellë Reporteri.net

    Lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria Sepciale e Republikës së Kosovës javën e kaluar ngriti aktakuzë ndaj 45 personave. Ndër të akuzuarit kryesor është edhe udhëheqësi kryesor i grupit, Milan Radoiçiq, cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”.

    Aleatët e Kosovës e mirëpritjen ngritjen e aktakutës nga Prokuroria Speciale.

    Nga Bashkimi Evropian u tha se veprimet do të ndërmerren posa të përfundojnë procedurat gjyqësore.

    Nga ana tjetër, njerëzit e pushtetit thanë se ngritja e aktakuzës do të duhej të ndodhte kohë më përpara.

    “Më mirë vonë se kurrë”, ishte deklarata e Kryeministrit Albin Kurti, javën e kaluar, e cila u përsërit nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot do të ndezin qirinj në...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut në Kosovë. Më 15 janar 1999 forcat policore serbe, njësitet ushtarake dhe...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Vip14 Janar 2025
    Një zarf i zi është futur nga Vëllai i Madh brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ky zarf u pa në...
    Vip14 Janar 2025
    Pas ardhjes së zarfit të zi brenda shtëpisë, banorët janë befasuar ndërsa po e diskutonin me njëri-tjetrin se për kë mund të...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Hajdar Beqa, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar për takimin që sonte ka zhvilluar me të...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Idriz vehapi, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar se ka vizituar blegtorët e fshatit Rahovec. "Kënaqësi...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.