×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Ne kemi fituar në Banjskë

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ndarë sot arritjet në forcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit, veçanërisht në pjesën veriore të vendit.

    Sveçla kujtoi se 17% e territorit të Kosovës në atë pjesë më parë ishte në një situatë të rëndë të sigurisë dhe siç tha sot, vetëm falë veprimeve të ndërmarra atje është rikthyer siguria.

    ”Në këtë periudhë, janë ngritur 9 nënstacione të reja për sigurinë kufitare dhe është siguruar infrastruktura e rrjetit të Valës dhe radiolidhjeve për Policinë e Kosovës”.

    Ministri Sveçla një pjesë të prezantimit e ndau për betejën në Banjskë të cilën e quajti fitore të rëndësishme për sigurinë e vendit ku u parandalua aneksimi i territorit të Republikës.

    ”Ne kemi fituar në Banjskë për shkak të përgatitjeve të mëdha paraprake”, tha ai, duke theksuar se shëmbëlltyra e asaj fitore është rënia e rreshterit Afrim Bunjaku.

    Ministri Sveçla përmendi sipas tij arritjet tjera, me kthimin e sigurisë dhe sovranitetit në pjesën veriore duke kujtuar që tash në pjesën veriore shpenzohet 35% më pak energji, ”35% energji pra që më parë vidhej”.

    ”Të gjitha sukseset tona nuk janë arritur vetëm për shkak të vullnetit të policëve ose të ministrisë së brendshme por edhe për shkak të vendimit të  Lëvizjes Vetëvendosje! që rendi dhe ligji, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, të jetë objektivi numër 1 i qeverisë Kurti”, tha në fund ministri Sveçla.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, ku humbën jetën tre të rinj pasi automjeti...
    Lajme06 Tetor 2024
    Javën që po vjen, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell, vranëira por edhe me riga shiu. Kryesisht, gjatë gjithë javës...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në panelin e sotëm me temë “Politikat Qeveritare për Gratë dhe Vajzat”, diskutuan për...
    Të tjera
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në panelin për politika qeveritare për gra dhe vajzat në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së,...
    Lajme06 Tetor 2024
    ”Nuk mund ta bëj një kualifikim të tillë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur se si janë raportet e tij...
    Sport06 Tetor 2024
    Ka përfunduar çereku i parë në klasiken basketbollistike kosovare, ndërmjet kampionëve aktual dhe klubit më të trofeshëm në vend. Prishtina po avancon...
    Bota/Rajoni06 Tetor 2024
    Një anije e Marinës Mbretërore të Zelandës së Re u fundos në Samoa, por të gjithë 75 ekuipazhi dhe pasagjerët në bord...
    Lajme06 Tetor 2024
    Nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, Kosova ka bërë hapa që disa ekspertë thonë se i sfidojnë normat tradicionale diplomatike. Me fjalët...
    Lajme06 Tetor 2024
    Sot i është dhënë lamtumira e fundit, Azem Krasniqit, vëllait të ish-kreyparlamentarit historik të Kosovës, Jakup Krasniqit. Në ceremoni morën pjesë qindra...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.