×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla ia anulon tenderin e 21 milionë eurove Agim Veliut

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Ministri i Mbrojtjes së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milionë eurove.

    Sveçla ka pohuar se kanë vepruar kështu për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike.

    “Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milionë eurove. Sipas raportit të komisionit për rishikim të procesit, planifikimi si dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse. Arsyet se këto dokumente dhe elementet përcjellëse, sikurse avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja e tyre, konsiderohen se e tejkalojnë logjikën ekonomike dhe përbëjnë rrezik për mos marrjen e vlerës së parasë së shpenzuar siҫ e përcakton legjislacioni në fuqi”, ka theksuar ai.

    Ministri ka shkruar tutje se ” mbes si gjithnjë i përkushtuar që të mbroj interesin qytetar dhe shtetëror”./FrontOnline

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.