×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla e përsërit se Prokuroria Speciale është dashur ta përfshijë komandantin e ushtrisë serbe në aktakuzë për Banjskën

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë, është e mangët nëse nuk përfshihen , kreu i ushtrisë së serbe dhe komandanti i kazermës Pasulanski Livade.

    Ai ka thënë se mospërfshirja e tyre në aktakuzë amniston Serbinë si të përfshirë direkt në sulm.

    Sveçla në një intervistë në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se përveç armatimit që i është dhënë këtij grupi ata kanë kryer edhe ushtrime ushtarake në kazermën e ushtrisë serbe.

    “Aktakuza për mu është e paplotë përderisa nuk është komandanti i kazermës Pasulanski Livade, zëvendësi i tij, komandanti i ushtrisë së Serbisë. Mungesa e përfshirjes së tyre amniston Serbinë si e përfshirë direkt në sulmin e Banjskës. Nuk mund të ndodhë që gjithë ai ushtrim ushtarak të ndodhë në një kazermë zyrtare pa lejen e komandantit”, është shprehur Sveçla.

    Ai ka thënë se aktakuza e kufizuar vetëm në individët që kanë marrë pjesë në sulmin në Banjskë për të është e çuditshe.

    Më 11 shtator Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakzuë ndaj 45 personave në krye me Milan Radoiçiq për sulmin në Banjskë. Ata akuzohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe shpërlarje parash.

    Në aktakuzë thuhet se grupi terrorist kishte për synim aneksimin e veriut të Kosovës dhe bashkimin e saj me Serbinë.

    Prandaj kufizimi vetëm në indvidët të cilët kanë qenë pjesë e sulmit për mu është pak i çuditshëm

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ka njoftuar se po largohet nga kjo kompani pas gjashtë vjet e gjysmë. Murati...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në New York po...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj është takuar me ambasadorin e BE-së në Kosovë,  Aivo Orav. Në takim u tha se avancimi i...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Bill dhe Hillary Clinton. Aty, Osmani u takua me...
    Sport25 Shtator 2024
    Pas një hulumtimi të gjatë Albanian Post ka arritur të vërtetojë përmes dokumenteve dhe të dhënave se si kryetari i Federatës së...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani, ka folur rreth disa zhvillimeve politike në vend....
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me homologun bullgar, Rumen Radev, në New York, në margjinat e  Javës...
    Ekonomi25 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti në New York e ka zhvilluar një takim me Kristalina Georgieva, drejtoresh menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në margjinat...
    Vip25 Shtator 2024
    Modelja shqiptare, Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe momente të ndryshme. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.