×
  • Sport
  • Sport

    Superliga e basketbollit rikthehet me derbin e kryeqytetit

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    Java e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante.

    Kjo xhiro hapet sot me derbin prishtinas që zhvillohet për herë të parë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Borës.

    Të dy skuadrat kryeqytetase e nisën me humbjen edicionin e ri dhe do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kampionat. Bardhekaltrit pësuan nga Proton Cable Prizreni 100:88, derisa Bora, që për herë të parë garon në elitë humbi nga Golden Eagle Ylli 67:74.

    Bashkimi e ka ndeshjen e parë në Superligë, ku ndeshet me Vëllaznimin, që janë të motivuar për fitoren e dytë, kurse Portokallezinjtë për fitoren e parë.

    Sfidë interesante është mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, dy finalistëve të “Play-offit” të edicionit të kaluar. Kampionët duan të nisin edicionin e ri me fitore, pas paraqitjeve në kualifikimeve të Ligës së Kampionëve dhe fitimit të Superkupës, derisa therandasit janë në kërkim të fitores së dytë, pas asaj ndaj Borës.

    Ndeshja Peja-Proton Cable Prizreni është shtyrë për shkak të ndeshjeve të skuadrës pejane në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

    Superliga-Java 2

    E shtunë

    17:15 Sigal Prishtina – Bora

    E diel

    19:00 Bashkimi – Vëllaznimi

    E mërkurë

    19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

    Peja – Proton Cable Prizreni  (është shtyrë)

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Sport21 Shtator 2024
    “E kemi studiuar Trepçën dhe e kemi ditur se do të jetë kundërshtar cilësor, ndonëse njerëzit nuk e njohin shumë mirë”. Kështu...
    Sport21 Shtator 2024
    Klubi francez, Paris Saint-Germain thuhet se po refuzon të pagujë një bonus besnikërie te ish-ylli i tyre, Kylian Mbappe, i cili kaloi...
    Sport21 Shtator 2024
    Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e...
    Të tjera
    Lajme21 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar nga dje foto e video nga pritja që i është bërë në Akademinë e famshme ushtarake amerikane...
    Lajme21 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka konfiskuar të premtën tetë iPhone 16 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Dogana njofton se ka parandaluar...
    Lajme21 Shtator 2024
    Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 372 tiketa trafiku. Gjatë kësaj periudhe janë...
    Lajme21 Shtator 2024
    Prania e fuqishme e grave në politikë është një përgjigje e mirë ndaj korrupsionit dhe një zgjidhje për të siguruar alternativa të...
    Lajme21 Shtator 2024
    Gjykata e Apelit ende nuk ka një vendim për rastin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerët që ishin liruar nga akuza...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurset për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë dhe të tretë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.