×
  • Sport
  • Sport

    Super derbi mes Pejës dhe Yllit

    FrontOnline
    25 Janar 2022

    Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë e Ligës Unike që do të sjellë përballje shumë interesante.

    Padyshim që ndeshja derbi shihet ndërmjet Pejës dhe Yllit, që zhvillohet të enjten. Sfida pritet të jetë shumë interesante ndërmjet nënkampionit dhe kampionit, si dhe vendit të dytë në renditje kundër vendit të parë, përcjell FrontOnline.

    Këto dy skuadra ishin përballur edhe në finale të Ligës Unike, edicionin e kaluar dhe për titull në Kosovë, ku kishte triumfuar skuadra nga Theranda.

    Pejanët kanë gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse therandasit shtatë fitore dhe një humbje. Në përballjen e këtij edicioni kishte fituar Ylli me rezultat 93:92.

    Sfida e parë e kësaj xhiro zhvillohet mes Teutës dhe Rahovecit. Takimi shihet shumë interesant, pasi durrësakët kanë katër fitore dhe katër humbje, ndërsa rahovecasit tri fitore dhe pesë humbje.

    Përballje interesante shihet edhe mes Prizrenit 16 dhe Tirana Neptun. Prizrenasit kanë pesë fitore dhe tri humbje, kurse tiranasit katër fitore dhe katër humbje.

    Në xhiron e nëntë do të përballen edhe dy skuadrat shqiptare, Vllaznia e Shkodrës dhe Kamza Basket. Shkodranët kanë një fitore dhe shtatë humbje, kurse skuadra nga Kamza dy fitore dhe gjashtë humbje. Takimi është interesant pasi ndeshen skuadra e fundit dhe e parafundit në renditje.

    Liga Unike – Java 9

    E Mërkurë
    17:00 Teuta – Rahoveci
    19:00 Prizreni 16 – Neptun Tirana
    E enjte
    19:00 Peja – Ylli
    19:00 Vllaznia – Kamza./FrontOnline/

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.