Një e mitur në Gjakovë është sulmuar seksualisht.
Rastin në Polici e ka raportuar nëna e saj.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 03.11.2022 – 21:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht vajzën e sajë të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online