Një njësi e policisë gjatë arrestimit të një personi që kishte urdhër arrest, është sulmuar nga familjarët e të dyshuarit.
Rasti ka ndodhur pasditën e së enjtes në rrugën “Fitorja” në Podujevë.
Në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari me urdhër-arrest dërgohet në vuajtje të dënimit./Front Online