Një infermiere është sulmuar sot në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Rastin për Front Online e kanë konfirmuar edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
“ShSKUK ju konfirmon rastin, me të cilin po merren organet kompetente”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së, për FrontOnline.
Ndërsa të pyetur se çfarë ka ndodhur dhe se si ka ardhë deri të sulmi nga ShSKUK-ja nuk kanë dashur të japin më shumë detaje.
Ndërsa, indeksonline ka raportuar se i dyshuari e ka sulmuar infermieren pasi që i ishte keqësuar gjendja e babait të tij.
Aktualisht në këtë klinikë janë duke u trajtuar personat e ifnektuar me Covid-19/FrontOnline/