Një person ka raportuar në Polici se është sulmuar nga katër persona në Vushtrri, të cilët i kishin hyrë në oborr dhe kanë tentuar t’ia marrin veturën.
Siç njofton Policia, pas përleshjes, të dyshuarit kanë ikur me një veturë tjetër.
“Rr. Tahir Sinani, Vushtrri 25.06.2021 – 23:26. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ishte sulmuar nga katër persona, të cilët i kishin hy në oborr dhe kanë tentuar t’ia marrin veturën. Pas përleshjes, të dyshuarit kanë ikur me një veturë tjetër. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.