Policia e Kosovës ka bërë me dije se një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë përgjatë ditës së djeshme, teksa ky i fundit është arrestuar dhe liruar me procedurë të rregullt.
Në raportin 24-orësh të policisë është bërë e ditur se gruaja dhe i dyshuari për sulm fizik kanë pranuar tretman mjekësor.
“Ankuesja dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa ankuesja, tani poashtu e dyshuar, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Përgjatë 24-orëve të fundit vetëm në rajonin e Prishtinës janë raportuar tri raste të dhunës në familje.