Gruaja nga Prizreni njofton policinë se është sulmuar fizikisht nga i dashuri me të cilin bashkëjetonte.
Sipas policisë, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, dhe është dërguar tek familja.
Rasti në procedurë të rregullt.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Prizren 10.10.2022 – 17:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton qe dy vite dhe kanë fëmijë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe është dërguar në familjen e saj. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline