Sulmi ndaj veturës së deputetit të LDK’së, deklarohen nga policia
Deputeti i LDK’së, Shkëmb Manaj, ka njoftuar se dikush ka hyrë në garazhën e ndërtesës ku banon dhe ia ka shpërthyer me thikë gomat e veturës.
Lidhur me këtë Policia ka inicuar një hetim për dëmtim prone dhe janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
“Rreth orës 12:00 është raportuar rasti nga ana e ankuesit per demtimin e gomave te vetures te cilen e ka pase te parkuar ne garazhin e kompleksit banesor. Policia ka inicuar nje hetim per dëmtim prone dhe aktualisht po heton rrethanat qe karakterizojne ngjarjen me qellim zbardhjen e motiveve te ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e Policisës së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.