×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi ndaj Insajderit, aktakuzë kundër Ardian Alajt – urdhërarrest kundër Florim Alajt

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër Ardian Alajt për tri vepra të rënda penale që lidhen me sulmin kundër gazetës online Insajderi. Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për Florim Alajn, i cili ndodhet në arrati. Hetimi dhe aktakuza ka të bëjë me marrjen nën kontroll në mënyrë të paligjshme të gazetës online Insajderi, pronë e “Insider LLC”, kompani në pronësi të Parim Ollurit dhe Vehbi Kajtazit. Përveç kësaj, të dyshuarit kanë arritur që përkohësisht ta marrin nën kontroll edhe faqen e Facebookut të Insajderit, duke prezantuar dokumente të rrejshme. Ata, kanë ndryshuar emrin e një firme “Shqip SHPK” të regjistruar në 2009, në “Insajderi SHPK”, për ta vënë në lajthitje ”Facebookun” dhe organet e hetuesisë.

    Sulmi kundër mediumit hulumtues Insajderi, tashmë ka marrë rrugë ligjore. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër Ardian Alajt dhe ka shpallur në kërkim shefin e tij, Florim Alajn, për tri vepra të rënda penale.

    Aktakuza e ngritur më 13 gusht e ngarkon Alajn në bashkëkryerje me Florim Alajn, për veprën penale hyrjes në sistemet kompjuterike, vetëgjyqësi dhe keqpërdorimit të besimit.
    Dënimi për këto vepra shkon deri në 10 vjet burgim.

    Ardian Alaj, akuzohet nga Prokuroria për marrjen nën kontroll në mënyrë të paligjshme të Gazetës Online Insajderi, pronë e Vehbi Kajtazit dhe Parim Ollurit. Këtë e kanë bërë duke synuar zhvatjen e 350 mijë eurove.

    Ata, kanë pasur kodet e mirëmbajtjes së Insajderit, të cilat i kanë shfrytëzuar për ta marrë nën kontroll domenin. Kanë kërkuar që t’iu bëhen pagesa që arrinin vlerën deri në 350 mijë euro, në këmbim të kthimit të kodeve të domenit insajderi.com.

    Prokuroria pas një hetimi tre mujor ka siguruar prova se Ardian dhe Florim Alaj, kanë kryer këtë sulm, për çka do të dalin para drejtësisë.

    Ardian Alaj është nën masën e arrestit shtëpiak, derisa Florim Alaj është në kërkim pasi ka refuzuar të bashkëpunojë me drejtësisë.

    Ardian Alaj akuzohet se në bashkëpunim me Florim Alajn, duke nisur nga data 20 prill i kishte privuar kundërligjshëm pronarët e Insajderit nga e drejta për të shfrytëzuar domenin e uebsajtit.

    Përveç kësaj, i akuzuari ngarkohet edhe me heqjen e paligjshme të pronarëve dhe punëtorëve të Insajderit nga e drejta për të shfrytëzuar llogarinë e Gazetës Online Insajderi në Facebook.

    Për këtë arsye, Prokuroria e ka ngarkuar Alajn me veprën penale të ‘vetëgjyqësisë’.

    Sipas organit të akuzës, Ardian Alaj, në bashkëpunim me të dyshuarin Florim Alaj, kanë hyrë pa autorizim në sistemin kompjuterik të Gazetës Online Insajderi nga data 20 prill deri më 7 gusht të vitit 2020.

    “Duke filluar nga data 20. 04. 2020 në vazhdimësi deri me datën 07.08.2020, në Prishtinë, me qëllim që të dëmtuarve t’u shkaktojë dëm, i pandehuri Ardian Alaj, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurin Florim Alaj…, pa autorizim kanë hyrë në sistemin kompjuterik, në atë mënyrë që nga domeni ëëë.insajderi.com, përmes së cilës të dëmtuarit Vehbi Kajtazi, Parim Olluri dhe punëmarrësit tjerë të kompanisë së tyre ‘Insajderi LCC’, kanë publikuar lajmet, i kanë larguar të dëmtuarit dhe punëmarrësit tjerë nga roli i administratorëve të portalit, kanë bllokuar e-mailat zyrtarë të dëmtuarve dhe të gjithë stafit, u kanë bllokuar qasjen në sistemin ËordPress, përmes së cilës të dëmtuarit i kanë postuar lajmet në portalin ëë.insajderi.com”, thuhet në aktakuzë.

    “Të pandehurit pa autorizim kanë larguar të dëmtuarit dhe stafin tjetër të autorizuar për përdorimin dhe administrimin e llogarisë ‘GO Insajderi’, në rrjetin social Facebook, e verifikuar në emër të kompanisë ‘INSIDER LLC’, me pronar Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri , duke u pamundësuar kështu përdorimin e llogarisë dhe publikimin e lajmeve përmes të njëjtës llogari”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

    Me këto veprime i pandehuri Ardian Alaj , në bashkëkryerje me të pandehurin Florim Alaj, kanë kryer në vazhdimësi veprën penale hyrja në sistemet kompjuterike sanksionuar nga neni 327 paragrafi 1 lidhur ne nenin 71 dhe nenin 31 të Kodit të Penal të Kosovës.

    Përveç kësaj, ata akuzohen se kanë kryer edhe dy vepra tjera të rënda penale. Prokuroria i përshkruan veprimet e tyre që bien ndesh me ligjin, duke shkaktuar kryerjen e veprës penale të vetëgjyqësisë.

    “Duke filluar nga data 20.04. 2020, në vazhdimësi , i pandehuri Ardian Alaj në bashkëkryerje me të pandehurin Florim Alaj, kanë ushtruar në mënyrë arbitrare të drejtën që mendojnë se u takon në atë mënyrë që i pandehuri Florim Ala, nga Zvicra, pasi ishte duke e mirëmbajtur rrjetin e portalit në aspektin teknologjik , e për të cilën gjë e kishte autorizuar të pandehurin Ardian Alaj si mirëmbajtës i rrjetit në Prishtinë për këtë portal, fillimisht i kanë paralajmëruar të dëmtuarit se do t’i largojnë e më pas këtë veprim e kanë përmbushur me datën e lartcekur ku i kanë larguar në mënyrë të kundërligjshme të dëmtuarit Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri dhe punëmarrësit e tjerë nga domeni ëëë.insajderi.com”, thuhet në aktakuzë.

    Si pasojë, të pandehurit Florim e Ardian Alaj u kanë shkaktuar të dëmtuarve Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri dëm të konsiderueshëm material.

    “Me këtë i pandehuri Ardian Alaj në bashkëkryerje me të pandehurin Florim Alaj kanë kryer veprën penale Vetëgjyqësia”.

    Prokuroria ka siguruar prova kundër të pandehurve edhe për veprën penake të keqpërdorimit të besimit.

    Në aktakuzë përshkruhet se i pandehuri, Florim Alaj, kishte rezervuar domenin Insajdericom, me kërkesë të Vehbi Kajtazit, mirëpo, ai nuk ia kishte transferuar kodet por e kishte regjistruar domenin në emrin e tij.

    “I pandehuri (Ardian Alaj v.j.) në bashkëkryerje (me Florim Alajn v.j.) në vazhdimësi i ka keqpërdorur autorizimet e tij, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, derisa kanë qenë duke u kujdesur në aspektin teknologjik të portalit www.insajderi.com, pronë e të dëmtuarve Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri, e kanë marrë në posedim dhe menaxhim, duke i përjashtuar nga ky portal, ku ata i kanë të punësuar mbi 40 punëtorë dhe si pasojë u kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material”, thuhet më tej në aktakuzë.

    “Me këtë i pandehuri Ardian Alaj në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi me të pandehurin Florim Alaj, kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i besimit’ nga neni 330 paragrafi 2 lidhur me paragrafin lidhur me nenin 77 dhe nenin 31 të KPRK-së të Kodit Penal I Republikës së Kosovës”.

    Kësaj aktakuze i kishte paraprirë nisja e hetimeve kundër Ardian dhe Florim Alajt më 29 maj dhe arrestimi i Ardian Alajt nga Policia e Kosovës më 17 qershor.

    Më 22 qershor, pesë ditë pas arrestimit, Ardian Alajt i është caktuar masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Kjo masë ndaj tij vazhdon të jetë ende në fuqi.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar Ardian Alajn, të dyshuar për rastin e “Insajderit”. Alaj, është arrestuar si i dyshuar për tri vepra penale: ndërhyrje në sisteme kompjuterike, keqpërdorim të besimit dhe vetëgjyqësi.

    Hetimi dhe aktakuza ka të bëjë me marrjen nën kontroll në mënyrë të paligjshme të gazetës online Insajderi, pronë e “Insider LLC”, kompani në pronësi të Parim Ollurit dhe Vehbi Kajtazit.

    Përveç kësaj, të dyshuarit kanë arritur që përkohësisht ta marrin nën kontroll edhe faqen e Facebookut të Insajderit, duke prezantuar dokumente të rrejshme.

    Ata, kanë ndryshuar emrin e një firme “Shqip SHPK” të regjistruar në 2009, në “Insajderi SHPK”, për ta vënë në lajthitje :”Facebookun” dhe organet e hetuesisë.

    “SHQip SHPK”, është regjistruar në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve me 2 qershor 2009, derisa emri në “Insajderi SHPK”, i është ndërruar 8 maj 2020. Me këto dokumente kanë vënë në lajthim Policinë dhe “Facebookun”, për ta marrë faqen e “Insajderit”.

    Ndërkohë, të dyshuarit pas marrjes nën kontroll të “Insajderi.com”, kanë vazhduar me sulme kundër pronarëve Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri, se gjoja ata janë shkarkuar nga detyrat për shkak të keqpërdorimeve.

    Të dyshuarit janë të njohur për sulme kundër medieve. Florim Alaj, është i akuzuar për sulm kibernetik kundër mediumit, “Infokusi”.

    Po, ashtu janë të dyshuar për sulm dhe shkatërrim të kanalit të “Youtube”, të RTK-së.

    Pronari i “Infokusit”, Shkelzen Dakaj, ka rrëfyer ditë më parë në një postim në “Facebook”, se si ia shkatërruan biznesin, Florim e Ardian Alaj. Sipas aktakuzës, Alaj e ka dëmtuar Dakajn në vlerë prej 100 mijë eurosh.

    Aktualisht, ai është në kërkim me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për marrjen nën kontroll në mënyrë të jashtëligjshme të Insajderit dhe dëmtimin e pronarëve të mediumit.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Përmes një njoftimi në Facebook, policia ka thënë se kanë pranuar policia ka pranuar denoncime për shkeleje të ndryshme nga ngasës të...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, sot janë sfiduar për kapitenin e javës. Sfida e Kapitenit sot u organizua nga...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.