Kështu thanë nga Spitali i Martirëve Al Aksa, i cili ndodhet pikërisht përballë xhamisë.
Një gazetar i CNN tha se palestinezët e zhvendosur po strehoheshin atje.
Ushtria izraelite konfirmoi se kreu sulmin, duke e quajtur atë “të saktë” dhe duke thënë se kishte në shënjestër një qendër “komandimi dhe kontrolli” të Hamasit që ishte “ngulitur brenda kompleksit”
“Para sulmit, u ndërmorën hapa të shumtë për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta, mbikëqyrjen ajrore dhe informacione shtesë të inteligjencës”, tha ushtria.