×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sul*met izraelite në Damask, 15 të vde*kur dhe 16 të plag*osur

    FrontOnline
    14 Nëntor 2024

    Izraeli i kreu të enjten dy sulme ajrore në një lagje në perëndim të Damaskut dhe në periferi të kryeqytetit, duke i vrarë të paktën 15 njerëz dhe duke i plagosur 16 të tjerë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë.

    Agjencia e lajmeve, SANA, tha se sulmet ajrore në lagjen Mazzeh në Damask dhe në periferi në veriperëndim të kryeqytetit, goditën dy ndërtesa.
    Associated Press raportoi nga vendi i ngjarjes në Mazzeh se një ndërtesë pesëkatëshe u dëmtua pasi u godit nga një raketë.
    Ushtria izraelite tha se i ka goditur qendrat komanduese dhe shënjestrat infrastrukturore të grupit militant, Xhihadi Islamik, në Siri, dhe se ka shkaktuar “dëme të mëdha ndaj qendrës komanduese të organizatës terroriste dhe operativëve të saj”.

    Sulmet ajrore në Damask dhe në periferi të tij ndodhën pak para se Ali Larijani, këshilltari i liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, pritej të takohej në kryeqytetin sirian me përfaqësues të fraksioneve palestineze në Ambasadën iraniane në Mazzeh.

    Ushtria izraelite deklaroi se Xhihadi Islamik kishte marrë pjesë, përkrah Hamasit, grupit militant palestinez në Rripin e Gazës, në sulmet e 7 tetorit 2023 në jug të Izraelit, që nxitën luftën e tanishme në Lindjen e Mesme.

    Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Ushtria tha se “do të vazhdojë të veprojë kundër organizatës terroriste Xhihadi Islamik kudo që të jetë e nevojshme”.

    Një zyrtar i grupit Xhihadi Islamik Palestinez tha se sulmi në Mazzeh kishte në shënjestër një nga zyrat e tyre dhe se disa anëtarë të grupit u vranë. Zyrtari foli në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste për mediat.

    Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, SANA, tha se mbrojtjet ajrore të vendit u aktivizuan kundër një “objektivi armiqësor” në jug të qytetit qendror të Homsit. Ajo nuk dha hollësi të tjera.

    Teherani ka qenë mbështetësi kryesor i Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Asad, që nga një kryengritje në vitin 2011 që u shndërrua në luftë të plotë civile dhe ka luajtur rol vendimtar në kthimin e situatës në favor të tij.

    Irani ka dërguar dhjetëra këshilltarë ushtarakë dhe mijëra luftëtarë të mbështetur nga Teherani nga e gjithë Lindja e Mesme në Siri, për të luftuar në anën e Asadit.

    Teherani ka qenë gjithashtu burim ekonomik për Asadin, duke e ndihmuar me karburant dhe kredi me vlerë miliarda dollarë.
    Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore në Siri duke vënë në shënjestër anëtarë të Hezbollahut dhe zyrtarë të grupeve të mbështetura nga Irani.
    Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. /rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë,...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.