Sulmet izraelite në Liban kanë vrarë 4 mijë e 47 persona dhe kanë plagosur 16 mijë e 638 të tjerë që nga 7 tetori i vitit 2023, tha Ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad në një konferencë për shtyp.
Sulmet kanë vrarë 316 fëmijë dhe 790 gra, shtoi Abiad, raporton Reuters.
Konflikti midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah u ndez nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, e cila shpërtheu në tetor të vitit të kaluar.