×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmet e qenve endacakë në QKUK, Ramës i bëhet thirrje të ndërmarrë masa të menjëhershme

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Një neurolog i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është sulmuar dhe kafshuar nga qen endacakë gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

    Lidhur me këtë, ka reaguar anesteziologia, Kumrije Shabani, njëherësh, dhe përfaqësuese e PDK-së në asamblenë komunale.

    Ajo i ka kërkuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, që të ndërmarr masa të menjëhershme dhe konkrete për të mbrojtur qytetarët nga këto rreziqe.

    “Është e papranueshme që profesionistët shëndetësorë dhe qytetarët të jetojnë në frikë për jetën dhe sigurinë e tyre për shkak të dështimit të menaxhimit të këtij problemi.  Z. Rama, kërkoj nga ju që të ndërmerrni masa të menjëhershme dhe konkrete për të mbrojtur qytetarët nga këto rreziqe. Kafshimet nga qentë endacakë nuk mund të jenë më një ngjarje e zakonshme në qytetin tonë. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve është prioriteti kryesor. Ftoj urgjentisht që të adresoni këtë situatë dhe të jepni llogari për vonesat e zgjidhjes së saj”, ka shkruar Shabani në Facebook.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme05 Tetor 2024
    Profesori amerikan Daniel Serwer ka bërë një analizë të gjatë rreth qëndrimeve të mundshme të SHBA-së ndaj Ballkanit pas zgjedhjeve presidenciale amerikane,...
    Lajme05 Tetor 2024
    Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian po përgatitet për progres të shpejtë në bisedimet mes Prishtinës e...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë përgjatë kufirit me Serbinë. Kurti ka përmendur kërcënimet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën javën e ardhshme. Ai do të jetë në Shqipëri me...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kontingjenti i 31-të i Forcave të Mbrojtjes Hungareze ka filluar shërbimin e tij gjashtëmujor në KFOR. Ceremonia e dorëzimit të komandës u...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, qëndroi në Rugovë me 100 të rinj e të reja, në përgatitjet finale para...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në  një konferencë të titulluar “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”....
    Lajme05 Tetor 2024
    “Gripi, në raste të caktuara, mund të jetë një sëmundje shumë serioze dhe mund të komplikojë gjendjen shëndetësore të personave me sëmundje...
    Lajme05 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka përsëritur thirrjen e tij se edhe pse ka reshje mbi vendin tonë, vërshime nuk do të ketë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.