×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Suedia drejt anëtarësimit në NATO pas ratifikimit nga Hungaria

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Suedia pritet të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s në ditët apo javët në vazhdim, pasi të hënën dha miratimin edhe vendi i fundit anëtar, Hungaria.

    Analistët thonë se Suedia sjell kapacitete të rëndësishme në aleancën ushtarake perëndimore.

    Një shtizë flamuri qëndron bosh në shtabin e NATO-s në Bruksel, në pritje të ngritjes së flamurit të Suedisë.

    Pengesa e fundit ndaj anëtarësimit të Suedisë u kalua të hënën, ndërsa ligjvënësit hungarezë votuan për ta ratifikuar kërkesën, mbi 600 ditë pasi ishte paraqitur.

    “Bashkëpunimi ushtarak Suedi-Hungari dhe anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forcojë sigurinë e Hungarisë”, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban.

    Hungaria u bë vendi i fundit anëtar i NATO-s që ratifikoi kërkesën e Suedisë, që ishte paraqitur së bashku me Finlandën në maj 2022, tre muaj pas sulmit frontal të Rusisë në Ukrainë.

    Zoti Orban e kishte shtyrë votimin për shkak të kritikave të Suedisë për hapat pas të demokracisë në Hungari. Por, vizita të premten e kryeministrit suedez Ulf Kristersson në Budapest dhe blerja nga Hungaria e katër avionëve luftarakë suedezë të tipit Gripen, arritën t’i tejkalojnë tensionet. Kryeministri suedez Kristersson tha se kjo ishte “një ditë historike”.

    Suedia pritet të anëtarësohet zyrtarisht në NATO gjatë javëve në vazhdim, duke ndryshuar kështu politikën e saj prej dekadash për neutralitetin ushtarak.

    “Është copëza e fundit që e bën të plotë pozicionin e NATO-s në rajonin Nordik-Balltik. Suedia fiton më shumë siguri brenda grupit dhe mbështetje nga kapacitetet bërthamore të Amerikës”, thotë Robert Dalsjo, nga Agjencia Suedeze për Studimet e Mbrojtjes.

    Suedia sjell gjithashtu kapacitete të vlefshme ushtarake në aleancë.

    “Kemi forca ajrore moderne, me avionët Gripen. Kemi nëndetëse të shkëlqyera, të përshtatura posaçërisht për kushtet e Detit Balltik. Kemi një marinë të vogël, por moderne dhe në tokë kemi kapacitete për zonën arktike”, thotë zoti Dalsjo.

    Letonia, Lituania dhe Estonia shikohen gjerësisht si vendet e NATO-s më të ekspozuara ndaj një sulmi të mundshëm të Rusisë. Futja e Finlandës dhe Suedisë në aleancë krijon një masë të fuqishme parandaluese, thonë analistët.

    “Mundëson mbrojtjen e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë nga drejtime të ndryshme. Do të bëhen të mundur operacione shumë të mëdha, të kombinuara, operacione ajrore nga Finlanda e veriut dhe Suedia veriperëndimore, me të dyja këto vende që janë tashmë anëtare të NATO-s, diçka që nuk ishte e mundur deri një vit më parë”, i tha Zërit të Amerikës, Charly Salonius-Pasternak, nga Instituti Finlandez për Çështjet Ndërkombëtare.

    Një ceremoni anëtarësimi pritet të mbahet në ditët në vazhdim pasi të përfundojnë formalitetet. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të hënën se anëtarësimi i Suedisë “do të na bëjë më të fortë dhe më të sigurtë”.

    Rusia nuk reagoi menjëherë. Në të kaluarën është shprehur se anëtarësimi në NATO do ta bënte Suedinë “një objektiv legjitim për masat në kundëpërgjigje të Rusisë”./VOA

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.