×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Studimi suedez: Shumica e njerëzve mund të kenë antitrupa ndaj Covid-19

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Personat, të cilët kanë rezultuar negativ për antitrupa ndaj koronavirusit ende mund të kenë shpresë se kanë imunitet ndaj këtij virusi, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

    Në çdo 2 persona që testuan pozitiv për antitrupa ndaj Covid, u gjet se një ka qeliza specifike T, të cilat i identifikojnë dhe i shkatërrojnë qelizat e infektuara. Kjo gjë u pa edhe tek njerëzit, që ishin raste me simptoma të lehta të kronavirusit.

    Studiuesit e Institutit Karolinska në Suedi testuan 200 persona për antitrupa dhe qeliza T. Sipas këtij studimi, një numër më i madh i personave mund të kenë imunitet ndaj Covid-19 sesa shifrat që janë raportuar nga statistikat zyrtare të qeverisë.

    Sipas këtyre shkencëtarëve është e mundur, që arsyeja se pse disa persona kanë rezultuar negativ për antitrupa ndaj Covid-19 është se ata mund të kenë numër më të vogël të antritrupave ose ata antitrupa mund të jenë të padetektueshëm nga testet përkatëse.

    “Ky studim është mbresëlës, dhe përbën evidenca se testimi i personave për antitrupa është duke e nëvlerësuar sistemin tonë imunitar”., tha profesor Danny Alrmann nga Imperial College London.

    Shkencëtarët nga Suedia planifikojnë që këtë studim ta çojnë një hap para, duke tentuar të zbulojnë nëse këto qeliza specifike të sistemit imunitar mund ta bllokojnë plotësisht virusin apo edhe mund ta mbrojn individin për të mos e transmetuar virusin tek të tjerët.

    Qelizat T, e kryejne një funksion shumë të rëndësishëm për sistemin imunitar duke targetuar qelizat tanimë të infektuara, dhe i shkatërrojnë plotësisht ato duke e ndaluar riprodhimin e virusit në qelizat e tjera të shëndetshme. Këto qeliza mund të krijojnë memorie, ku i njohin viruset e mëparshme dhe i sulmojn menjëherë.

    Së fundmi është zbuluar një ilaç i quajtur interleukinë 7, i njohur si stimulus i qelizave T, i cili po testohet në Britaninë e Madhe për të parë nëse mund të ndihmoj në shërimin e pacientëve nga infeksionet e ndryshme.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka bërë një vizitë të papritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin- duke u bërë lideri...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Rënia e Qeverisë së Bashar al-Assadit nga duart e rebelëve, përfshirë atyre të mbështetur nga Ankaraja, e ka bërë Turqinë forcë të...
    Të tjera
    Vip23 Dhjetor 2024
    Një përplasje ka ndodhur mes Gjestit dhe Xhenetës, pas tentoi artisti për ta goditur me vezë. Ajo i kërkoi llogari Gjestit për...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Deputetja Duda Balje, për FrontOnline, ka komentuar shpenzimet e Qeverisë për udhëtime dhe telekomunikim. Ajo theksoi se, krahasuar me Kuvendin, Qeveria ka...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 13:30, ku pritet të certifikohen 17 subjekte politike me 674 kandidatë për...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpartiakët e tij, sot do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik,...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Sot mbushen 35 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në shtator dhe tetor 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh,...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot të jetë i vranët, me riga shiu gjatë ditës, të cilat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.