Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, në shenjë pakënaqësie me mos përfshirjen e tyre në konkursin për bursat dhe që në afatin e nëntorit të mbahet vetëm një provim, do të protestojë nesër në ora 11:00 para MASHT-it dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
“Qëllimi i kësaj proteste është që të shprehim pakënaqësitë tona për mos përfshirjen e Fakultetit të Edukimit në konkurs të bursave dhe afati i nëntorit i cili me vendim të Senatit është paraparë që studentët të mbajnë vetëm një provim. Ne si Këshill synimin kryesor e kemi mbrojtjen e të drejtave të studentëve. Nuk do të lejojmë që të diskriminohen studentët e Fakultetit të Edukimit ku dihet së është një ndër fakultetet më me prioritet në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Nisja do të bëhet nga ora 10:40 nga Fakulteti i Edukimit ku studentët do të marshojnë drejt MASHT-it dhe Rektoratit të UP-së.

Të tjera
-
23:47 | 25 Shkurt 2021
-
23:43 | 25 Shkurt 2021
-
23:38 | 25 Shkurt 2021
-
23:29 | 25 Shkurt 2021
-
23:23 | 25 Shkurt 2021
-
23:13 | 25 Shkurt 2021
-
23:11 | 25 Shkurt 2021
-
23:10 | 25 Shkurt 2021
-
23:02 | 25 Shkurt 2021
-
22:53 | 25 Shkurt 2021
-
22:52 | 25 Shkurt 2021
-
22:43 | 25 Shkurt 2021