×
  • Lajme
  • Lajme

    Stoltenberg: Ukraina është e lirë të përdorë armët e aleatëve për të goditur Rusinë

    FrontOnline
    25 Maj 2024

    Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s që furnizojnë Ukrainën me armë për t’i dhënë fund ndalimit të përdorimit të tyre për të goditur objektivat ushtarake në Rusi.

    Lajmin e ka bërë të ditur ‘Economist’, e cila intervistoi Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës. Objektivi i qartë i politikës së Stoltenberg, megjithëse nuk e ka thënë kurrë, është politika e presidentit amerikan Joe Biden, për të kontrolluar atë që Ukraina mund dhe nuk mund të sulmojë me sistemet e ofruara nga amerikanët.

    “Ka ardhur koha që aleatët të shqyrtojnë nëse do të heqin disa nga kufizimet që ata kanë vendosur në përdorimin e armëve që i dhuruan Ukrainës. Sidomos tani që shumë luftime po zhvillohen në Kharkiv, afër kufirit, duke i mohuar Ukrainës aftësinë për të përdorur këto armë kundër objektivave legjitime ushtarake në territorin rus, e bën shumë të vështirë për ta që të mbrohen”, tha Stoltenberg.

    Përsa i përket rrezikut të përshkallëzimit, Stoltenberg përsëriti nevojën për të “parandaluar që konflikti të kthehet në një luftë të vërtetë midis Rusisë dhe NATO-s në Europë”, megjithëse shpjegoi se ka një ndryshim midis ofrimit të armëve, trajnimit dhe angazhimit të drejtpërdrejtë ushtarak.

    “Ne nuk do të përfshihemi në operacione luftarake, siguroi ai, nuk kemi ndërmend të dërgojmë trupa tokësore të NATO-s në Ukrainë. Ne duam të mbështesim Kievin, por gjithashtu të sigurojmë që situata të mos kthehet në një përshkallëzim konflikti në shkallë të plotë”.

    Stoltenberg theksoi se vetëmbrojtja “është e përfshirë në Kartën e OKB-së”. “Është e ligjshme dhe ne po ndihmojmë Ukrainën që ta mbrojë këtë të drejtë dhe kjo duhet të përfshijë aftësinë për të goditur gjithashtu objektiva në territorin rus”, shtoi ai./Front Online/

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.