×
  • Lajme
  • Lajme

    Stoltenberg: Ukraina duhet të jetë e aftë të godasë në thellësi të territorit rus

    FrontOnline
    15 Qershor 2024

    Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qëndrime të ndryshme lidhur me përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina për të goditur objektiva ushtarake brenda territorit rus. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, kohët e fundit Uashingtoni i dha Kievit leje për të përdorur armët amerikane që të godasë objektiva tokësore ushtarake brenda Rusisë, por me kufizime të rrepta gjeografike.

    Ndërsa vendet aleate dhe partnere debatojnë lidhur me përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina, shefi i NATO-s thotë se forcat ukrainase kanë të drejtë të godasin objektiva ushtarake brenda Rusisë.

    “Nëse ata nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë, atëherë ne po u kërkojmë atyre që të ushtrojnë të drejtën e vetëmbrojtjes me një dorë të lidhur pas shpine”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

    Zoti Stoltenberg mirëpriti vendimet e fundit nga disa shtete anëtare të aleancës për të zbutur kufizimet në përdorimin e disa armëve perëndimore për të goditur objektiva brenda Rusisë, kryesisht pasi Moska filloi të sulmonte Kharkivin nga brenda territorit rus.

    Kohët e fundit, Uashingtoni i dha Kievit leje për të përdorur armët amerikane që të godasin objektiva tokësore ushtarake brenda Rusisë, por me kufizime të rrepta gjeografike

    I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse Kievi mund t’i përdorë armët amerikane për të goditur objektivat ushtarake që sulmojnë Ukrainën nga thellësia e territorit rus, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha: “Jo”.

    “Nuk ka ndryshuar politika jonë lidhur me përdorimin e aftësive të goditjeve me rreze të gjatë për të kryer sulme thellë në Rusi. Por aftësia për të kundërvepruar në luftën në Kharkiv, çka është ajo për të cilën bëhet fjalë, shpresoj që ukrainasit t’i shfrytëzojnë më së miri këto aftësi”, tha shefi i mbrojtjes amerikane.

    Gjenerali amerikan në pension, Frank McKenzie, ish kreu i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, thotë për Zërin e Amerikës se kjo nuk është e mjaftueshme.

    “Po, por me disa kufizime. Duhet treguar kujdes i madh për të mos sulmuar qendrat bërthamore ruse, objektet e komandës dhe kontrollit bërthamor. Me përjashtim të kësaj, ne duhet t’i japim Ukrainës mundësi më të mëdha lidhur me sulmet brenda Rusisë. Ata nuk duhet të ndjehen të sigurte. Komanda, logjistika ruse dhe formacione të tjera ushtarake nuk rrezikohen fare, çka ka dëmtuar ndjeshëm aftësitë ukrainase për të reaguar në ofensivën e fundit”, thotë ai.

    Furnizimi i Ukrainës me avionë luftarakë amerikanë të tipi F-16 do t’i sigurojë Kievit aftësi më të mëdha mbrojtëse nga bombat ruse. Shtetet e Bashkuara thonë se avionët do të mbërrijnë në Ukrainë këtë verë./VOA/

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme21 Qershor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së gruas së veprimtarit të kësaj partie, Enver Malokut, Havës. Abdixhiku tha se...
    Lajme21 Qershor 2024
    Partia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë...
    Lajme21 Qershor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Hamburg të Gjermanisë, e ka vizituar objektin e ri...
    Të tjera
    Lajme21 Qershor 2024
    Ka vdekur Hava Maloku, gruaja e Enver Malokut, kreut të Qendrës Informative të Kosovës, bashkëpunëtorit të ngushtë të Dr. Ibrahim Rugovës. Lajmin...
    Lajme21 Qershor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se përbërja është problemi kryesor në Ligjin...
    Bota/Rajoni21 Qershor 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ishte pjesëmarrës në takimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian...
    Sport21 Qershor 2024
    Austria ka arritur të marrë tri pikët e para në këtë edicion të “EURO 2024”. Kombëtarja austriake triumfoi ndaj Polonisë me shifrat...
    Vip21 Qershor 2024
    Tayna dhe ish-menaxheri i saj Rinor Hykolli, kanë pasur një përplasje mes tyre, e cila shkoi deri aty sa dyshja të ofendonin...
    Lajme21 Qershor 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se po fillojnë fluturime të reja nga Prishtina, me çmime më të lira. Aliu përmes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.