×
  • Lajme
  • Lajme

    “Stërvitjet ushtarake të Serbisë”, Gashi: Mesazhi bazë është demonstrimi i forcës

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin shqetësim për institucionet e Kosovës dhe për popullatën civile por jo edhe shqetësim për aspektin e përgjithshëm të sigurisë.

    Në emisionin “FIVE”, Gashi ka thënë se mesazhi bazë i këtyre stërvitjeve është demonstrimi i forcës dhe shkathtësive operative.

    “Mesazhi bazë është demonstrimi i forcës, shkathtësive operative dhe reagimit në situata të nevojshme për operim, ky demonstrim i forcës i referohet opinionit të brendshëm dhe ndërkombëtar për fuqinë që ka Serbia në veprimin operativ. Ky nuk duhet të jetë shqetësim vetëm për Kosovën, Serbia këtë strukturë i ashtuquajtur projekt i 5000-të, është projekt që shteti që ka investuar më shumë, janë duke u testuar sisteme dhe armatime që Serbia i ka në dispozicion të këtyre njësive”, ka deklaruar Gashi.

    Edhe ish-ushtaraku, Ismet Ibishi ka thënë se këto stërvitje ushtarake të Serbisë kanë si mesazh në mënyrë indirekte demonstrimin e forcës.

    Ai si shqetësim ka ngritur edhe situatën në Mal të Zi e Bosnjë e Hercegovinë duke thënë se këtë situatë e nisi Dritan Abazoviqi.

    “E shoh si shqetësim që Serbia të gjithë teknologjinë ushtarake e ka të koncentrume në këtë pjesë. Por kudo që është brenda Serbisë paraqet rrezik edhe po të mos jetë afër kufirit me Kosovën, por cdo herë NATO vëzhgon në mënyra të shumta çdo lëvizje që paraqet rrezik për vendin ku ata kanë përgjegjësi, ata marrin masat e duhura”, ka deklaruar Ibishi.

    Më 19 prill, Forcat e Armatosura Serbe mbajnë stërvitjet vjetore në poligonin Peshter.

    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se shefi i këtij misioni, gjeneralmajori, Ozkan Ulutas, do të vëzhgojë stërvitjet në Serbi, për të cilat Beogradi ka njoftuar KFOR-in për përgatitjet për mbajtjen e tyre.

    Kurti sot u pyet nga gazetarët lidhur me situatën në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

    Ai tha se në veri, organet kosovare të sigurisë janë “të pranishme dhe funksionale”, por shtoi se 30 kilometra larg kufirit me Kosovën, Serbia po kryen stërvitje ushtarake.

    “Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime, përveç se është 30 kilometra larg kufirit të Kosovës, është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi. Kjo është edhe një dëshmi që Serbia është autoriteti, instanca, faktori e aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim edhe për Republikën tonë, që ata nuk e njohin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve në rajonin tonë”, tha Kurti.

    Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha se stërvitjet po mbahen me qëllim të përmirësimit të aftësive trajnuese të komandave dhe njësive të ushtrisë serbe për të zgjidhur sfidat taktike gjatë përgatitjeve dhe kryerjeve të operacioneve luftarake.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkuar për ngushëllime te familja e veteranit të ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare...
    Lajme02 Maj 2024
    Agon Batusha, anëtar i Komisionit për Integrim Evropian nga Lëvizja Vetëvendosje thotë për “Front Online” se Asociacioni nuk ka qenë parakusht për...
    Lajme02 Maj 2024
    Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga...
    Të tjera
    Sport02 Maj 2024
    Liga e Kampionëve është pa dyshim gara më prestigjioze e futbollit evropian në nivel të klubeve. Për një vit të tërë, skuadrat...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se opozita e vendit po mundohet që Qeverinë Kurti ta paraqesë si ekzekutiv i...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministria e Drejtësisë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për juristët e rijnë lidhur me mbarëvajtjen e provimit të jurisprudencës. MD-ja ka...
    Lajme02 Maj 2024
    Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konflikteve dhe politikën e jashtme amerikane, ka folur për anëtarësim...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet e “Freedom House” dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit që...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden do të mbajë fjalim në protestat pro-palestineze që po ndodhin në mbarë vendin në kolegje dhe universitete. Kështu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.