×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Stavileci: Tmerrit qeverisës e territ ekonomik dhe energjetik, iu shtua edhe ferri financiar

    FrontOnline
    03 Shtator 2022

    Anëtari i kryesisë së Partia Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka akuzuar Qeverinë Kurti lidhur me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit dhe zyrtarët tjerë publikë, duke e cilësuar si të aftë vetëm në prodhimin e krizave.

    Stavileci, në një postim në Facebook, thotë se në kohën më të keqe që po përjeton Kosova që nga paslufta, Qeveria po ua ngulfatë shpresën qytetarëve.

    “Qeveria e paaftë edhe për ta zgjidhur ndonjë problem e edhe për të dialoguar rreth atyre problemeve, ka keqshënuar edhe një rezultat tepër negativ financiar dhe buxhetor, i cili akoma më shumë do t’i thellojë krizat e qytetarëve të vendit tonë, duke ua ngulfatur edhe atë copë shprese se kjo Qeveri do të bëjë të paktën diçka më mirë në dobi të tyre”, shkruan ai.

    Stavileci shprehet se tmerrit qeverisës e territ energjetik, mjerisht iu shtua edhe terri financiar.

    “Të hyrat e tremujorit të dytë të këtij viti janë për afër 25 milionë euro më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkaq, shpenzimet e qeverisë për këtë tremujor janë për afër 75 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë. Pra, tmerrit qeverisës e territ ekonomik, energjetik, arsimor, shëndetësor e social, iu shtua edhe terri financiar e buxhetor. Mjerisht, kjo qeveri qenka e aftë vetëm për një gjë: të prodhojë e të thellojë kriza, qoftë nga ajo qoftë nga faktorët e jashtëm”, shkruan ai./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.