Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka bërë të ditur se gjatë vitit 2021, 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik.
Viktimat janë pesë shoferë, një biçiklistë, një traktorist, dy pasagjerë dhe katër këmbësorë.
Policia ka bërë lutje për respektim të rregullave të trafikut, e sidomos shpejtësisë.