×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Start up-i britanik kthen kafenë në karburant

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Përdorimi i madh i kafesë në bare lë pas edhe shumë mbeturina, duke nisur nga gotat plastike e deri tek mbetjet e saj që lihen të kalben nëpër fusha. Starbucks nisi të përdorë alternativat e riciklueshme për gotat e disponueshme.

    Por, mbetjet e kafesë, shpesh anashkalohet. Start up-i britanik Bio-Bean mendon se ka gjetur një mënyrë për t’i kthyer ato mbeturina në një burim të vlefshëm. Bota konsumon  rreth 2 miliardë filxhanë kafe në ditë, duke prodhuar 6 milion tonë mbetje çdo vit, sipas një studimi të 2011-tës.

    Kur ato shkojnë në landfill, dekompozimi I tyre cliron në atmosferë gaze shkaktare të efektit serë, duke kontribuar kështu në ngrohjen globale. Bio-bean po shndërron në karburant 7,000 tonë mbetje kafeje në vit.

    Në 2017-tën, ajo krijoi një biokarburant me bazë kafen me qëllimin që ai të përdorej tek autobusët me naftë në Londër, por nuk ishte i qëndrueshëm nga pikëpamja tregtare, kështu që kompania e zhvendosi fokusin e saj tek karburantet solide për përdorim shtëpiak dhe industrial. Këto lëndë djegëse lëshojnë gazra serë kur digjen, por nëse ato zëvendësojnë karburantet e tjera me bazë karboni, Bio-bean vlerëson se procesi i riciklimit I zvogëlon emetimet në masën  80% në krahasim me dekompozimin në landfille. Firma ka arritur të ketë sukses me risinë e saj. “ Njerëz të tjerë mund të riciklojnë një apo 10 tonë kafe, por ne kemi ricikluar 20.000”, thonë drejtues të saj, të cilët shtojnë se për shkak të situatës së Covid 19, vëllimi i punës së tyre aktualisht, ka pësuar rënie.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në botë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)....
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve të Financial Times e cila përmendte burime në kushte anonimati ku Trump pyeste Zelenskyn...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.