×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano: Nuk ka asgjë të re mbi ndonjë takim të radhës në kuadër të dialogut

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë takim të ardhshëm në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk dëshiron të komentojë mbi spekulimet se një dialog i nivelit të lartë mund të zhvillohet së shpejti.

    “Së pari, ne kurrë nuk komentojmë ndonjë spekulim dhe së dyti, nuk ka asnjë njoftim që mund të bëj për ndonjë takim të ardhshëm në kuadër të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së”, tha Stano në një konferencë për shtyp në Bruksel, i pyetur për të komentuar spekulimet se mund të ishte arritur një pajtim për takim të nivelit të lartë politik, në kuadër të dialogut.

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha më 6 tetor se do të punojë në përgatitjen e takimit të ardhshëm mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, si pjesë e dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe theksoi se do të dëshironte që takimi të ndodhte në javët në vijim.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin kombëtar, Adrian Krasniqi në 27-vjetorin e përjetësimit. Përmes një...
    Lajme16 Tetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tetë muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë të akuzuarin, Lazar Dejanoviq. Ky i...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se ka ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prishtinë. Krejt...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Anëtarësimi i Ukrainës në NATO dhe armatosja e saj, ishin pikat kyçe ku u fokusua Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij para...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Radio Televizioni i Kosovës nuk e ka transmetuar drejtpërdrejt seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit....
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka komentuar bisedën e koordinatores së VV-së, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi e ku...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, në Kuvend ka thënë se Dejona Mihali e ka ndalë RTK’në që ta transmetojë seancën në kanalin...
    Vip16 Tetor 2024
    Emri i Luiz Ejllit, ka qenë në fokus të mediave për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur. Përmes një postimi...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë sot Naser Hafizi është përdorur vetëm si instrument nga siç e ka quajtur ai skema...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.