×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano: Kosova dhe Serbia nuk do përparojnë drejt BE-së, nëse s’i zbatojnë marrëveshjet

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Kosova dhe Serbia nuk mund të përparojnë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nëse nuk bëjnë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera, të arritura në kuadër të dialogut.

    “BE-ja shpreh keqardhje për përparim të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes, i cili mund t’u atribuohet të dyja palëve”, tha Stano në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë.

    Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve më 27 shkurt të vitit 2023.

    Marrëveshja parasheh, mes tjerash, respektimin e ndërsjellë të pavarësisë dhe integritetit territorial, njohjen e dokumenteve, diplomave, targave, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit, shëndetësisë dhe të personave të zhdukur.

    Serbia, gjithashtu, mori përsipër që të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Kosova pranoi që komunitetit serb t’i sigurojë një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit, përkatësisht themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Por, një vit më vonë, nga të gjitha pikat e marrëveshjes u zbatuan vetëm ato që kanë të bëjnë me personat e zhdukur dhe njohjen e targave.

    Me nënshkrimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur gjatë Luftës në Kosovë, palët morën përsipër të lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet që posedojnë, përfshirë edhe ato “konfidenciale”.

    Dy palët i njohën, po ashtu, targat e makinave të njëra-tjetrës. Nga janari i këtij viti, qytetarët e Kosovës nuk i mbulojnë më simbolet shtetërore me afishe të bardha derisa lëvizin me automjete në territorin e Serbisë, dhe anasjelltas.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë për refuzim të zbatimit të Marrëveshjes dhe tha se ajo nuk do që ta nënshkruajë atë.

    BE-ja këmbëngul se marrëveshja, edhe pse nuk është nënshkruar, është ligjërisht e detyrueshme dhe se obligimet që dalin prej saj, janë pjesë integrale e rrugës evropiane për Kosovën dhe Serbinë.

    Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011./REL

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Ish-kongresisti amerikan, Tony P. Hall u ka dërguar një letër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi...
    Lajme23 Maj 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje. Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë: “Me...
    Lajme23 Maj 2025
    Gjatë ditës së premte, nga Presidenca e Kosovës thanë se ende nuk është caktuar prokurori për t’i hetuar kërcënimet ndaj Presidentes Vjosa...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit të sotëm të maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut, disa...
    Lajme23 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, ajo u ftua nga homologia e saj zvicerane, Karin Keller-Sutter. Në një...
    Lajme23 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti, po zhvillon bisedime me kreun e Nismës, Fatmir...
    Lajme23 Maj 2025
    Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi i këtij institucioni për daljen në treg të hapur për biznese...
    Lajme23 Maj 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë...
    Lajme23 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar rreth asistentëve personal të angazhuar nga deputetët. Cakolli në postimin e tij e ka lidhur këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.