×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Stacioni Policor në Podujevë ngrihet në kategorinë A

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Stacioni Policor në Podujevë prej nesër do te ngrihet nga kategoria B në kategorinë A, që nënkupton më shumë personel e logjistikë. Kjo u bë e ditur sot në Podujevë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i cili tha se këtë vendim e kanë marrë për shkak të angazhimeve të shumta në këtë komunë, territorit të madh, pikë kalimit kufitar Meradare nga ku hyjnë në Kosovë një pjesë e madhe e diasporës.

    Qalaj bashkë me ministrin e Brendshëm, Agim Veliu kanë vizituar këtë të martë Komunën e Podujevës, stacionin e policisë dhe pikë kalimin kufitar Merdare.

    Nga Podujeva, Qalaj dha detaje për këtë vendim, ku tha se për një kohë të gjatë e kanë analizuar strukturën organizative të PK-së dhe e kanë parë të nevojshëm marrjen e këtij vendimi.

    “Kemi parë që në Stacionin Policor të Podujevës për shkak të specifikave, për shkak të angazhimeve të shumta, territorit mjaft të madh, mos të harrojmë se Podujeva është ndër komunat me më së shumti fshatra në Kosovë, pastaj kufizimin prej 100 kilometra me shtetin e Serbisë, sfidat qe na i bie fluksi i madh i qytetarëve nga diaspora përmes pikës kufitare në Merdare dhe kalimi nëpër territorin e Stacionit Policor të Podujevës, pastaj aksidentet e shumta të trafikut sidomos në pjesën afër Prishtinës, disa prej tyre fatale, po ashtu edhe disa incidente qe kemi pasur në të kaluarën në mes të hapësirës së Stacionit Policor të Podujevës dhe Stacionit Policor në Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut, kemi vendosë qe Stacionin Policor në Podujevë ta ngrisim në nivelin A që kjo do të thotë që Stacioni Policor i Podujevës në të ardhmen do të ketë më shumë personel dhe hierarkinë e saj konform strukturës organizative që ka Policia e Kosovës”, deklaroi Qalaj.

    E kjo kërkon me shumë mbështetje logjistike dhe Qalaj tha se do të mbështetet nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës në mënyrë që të bëhet më i lehtë ky tranzicion.

    Kalimin në kategorinë A të stacionit të policisë, Veliu e quajti lajm të mirë, ndërkohë foli për takimin me ish-vartësin e tij, Nexhmi Rudarin.

    “Në takim me kryetarin shpreha kënaqësinë që po e takoj mikun e vjetër dhe kryetarin e Komunës edhe pas sfidës me COVID që e kishte, i urova shëndet. Diskutuam për çështjet që janë me interes për komunën dhe ministrinë të cilën unë e drejtoj. Temat për të cilat diskutuam ishin menaxhimi i pandemisë COVID-19 sepse komuna është një prej akterëve kyç në menaxhimin e situatave të tilla… Një prej çështjeve që e diskutuam edhe këtu në stacionin e policisë me komandantin dhe drejtorin ishte menaxhimi i pandemisë dhe roli i policisë si mbështetëse në menaxhim të situatës sepse policia e ka luajtur një rol jashtëzakonisht kyç në këtë proces”, tha Veliu.

    Komuna e Podujevës është pa kryetar që prej fillimit të vitit kur Agim Veliu dha dorëheqjen meqë mori postin e ministrit të Brendshëm.

    Zgjedhjet në Podujevë u shtynë për shkak të pandemisë me COVID19, ndërkohë Nexhmi Rudari që ishte nënkryetar, pastaj kandidat për të parin e kësaj komune, është ushtrues detyre i kryetarit të kësaj komune.

    Ai falënderoi Policinë e Kosovës për angazhimin gjatë pandemisë me COVID-19, ku shtoi se kalimi në shkallën A i stacionit të policisë do të thotë shumë për pushtetin lokal dhe policinë në këtë komunë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.