Një rast i dhunës në familje është raportuar dje rreth orës 17:00 në Komunën e Suharekës.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima femër kosovare ka raportuar në polici se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht, me ç’rast ka shkelur edhe urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata kompetente.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Njoftimi i plotë:
Suharekë 16.03.2023 – 17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht e me këtë rast ka shkelur urdhrin mbrojtës lëshuar nga gjykata kompetente. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./Front Online