×
  • Lajme
  • Lajme

    Sqarohet Shpend Ahmeti rreth pagesave të veturave: Nuk do të diskriminojmë qytetarët e komunave tjera

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur në lidhje me diskutimin e bërë gjatë vikendit se gjoja në komunën e Prishtinës tash do të vendosen lauara gjithandej për të mos lejuar qytetarët e komunave të tjera të parkojnë veturat e tyre në kryeqytet. E kjo sipas Ahmetit nuk qëndron, por se mbi të gjitha e kanë shëndetin e qytetarëve, tani kur edhe koha ka filluar të ftohet, e krahas saj si pasojë e ngrohjes me thëngjill dhe mënyra të tjera aleternative, bëhet ndotja e ambientit.

    “Nuk ka rampa (laura), nuk ka diskriminime, kur të vendoset kjo politikë vlen për të gjithë dhe implementohet me kamera. Thjeshtë në një qytet të vogël ku mundesh me ec në këmbë prej njërës anë në tjetren për 30 minuta dhe me ndotje serioze gjatë dimrit, prioritet duhet ta kemi luftimin e përdorimit të panevojshëm të veturave.

    PRIORITET MBI PRIORITETE – Shëndeti i qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti:

    Postimi i plotë:

    Rreth pageses per vetura

    Duke filluar nga dhjetori, qytetarët prapë do të ballafaqohen me ndotjen, dhe kësaj radhe besoj se maskat e COVID-it do të na ndihmojnë në zvogëlimin e sëmundjeve respiratore, e të cilat do të ishin edhe më të rrezikshme në kohë të pandemisë.

    Gjatë periudhës së ndotjes marrim tepër shumë komente nga qytetarët për zgjidhje afatshkurtë e të cilat për ndotje janë të pamjaftueshme për ta zbutur situaten. Por në prill, pastaj harrohet e tëra dhe kjo temë shkon në fund të agjendës publike.

    Sa i përket ndotjes, ka gjëra të cilat nuk mund ti ndryshojmë, e ato janë aspektet gjeografike, kushtet e përgjithshme klimatike, dhe natyrisht kushtet meteorologjike.

    Por ka dy gjëra që mund it ndryshojmë. Ngrohjen me thëngjill në shëtpi individuale, të cilën po e adresojmë me Termokos, kur në periudhë pesë vjeçare shumica e madhe e pjesës urbane të kryeqytetit do të jetë e kyçur në ngrohjen qendror.

    E dyta janë numri i veturave në qytet. Meqenëse rrugët janë të ngushta dhe nuk mund të zgjerohen në qendër, atëherë zgjidhja e vetme mbeten ndërtimi i rrugëve alternative (unaza) dhe pagesa e takses për lëvizje me makinë në pjesë të populluara të qytetit ku ka tollovi dhe që mund të shkaktojnë ndotje.

    Për vikend kishte shumë diskutime në rrjetet sociale se si ne po duam të vendosim rampa në kryeqytet për të penalizuar qytetarët e komunave tjera.

    Nuk e di a ka qenë i qëllimshëm ky keqinterpretim, por nuk është hera e parë që flasim për këtë punë.

    Pra përvec parkingut me pagesë, ne kemi shqyrtuar edhe mundësinë e takses për lëvizje me makinë në qendër. Në gjuhën angleze njihet si Congestion Charge (takse e tollovisë në njëfarë mënyre). Londra është kryeqyteti që e ka rregullu më së miri këtë sistem.

    Nuk ka rampa (laura), nuk ka diskriminime, kur të vendoset kjo politikë vlen për të gjithë dhe implementohet me kamera. Thjeshtë në një qytet të vogël ku mundesh me ec në këmbë prej njërës anë në tjetren për 30 minuta dhe me ndotje serioze gjatë dimrit, prioritet duhet ta kemi luftimin e përdorimit të panevojshëm të veturave.

    PRIORITET MBI PRIORITETE – Shëndeti i qytetarëve

    Jemi kryeqytet dhe jemi të lumtur të jemi nikoqir i krejt atyre që vijnë për të na vizituar, për të kryer punë dhe për të jetuar në Prishtinë. Duam vecse ta bëjmë më të jetueshëm dhe më të shëndetshëm kryeqytetin për të gjithë neve.

    Prandaj krahas kësaj po punohen parkingjet edhe në hyrje të qytetit për ata që nuk duan të mendojnë parkimin e vetures. Tranportin publik do ta kenë falas, me biletën e parkingut.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.