Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në bazë të vlerësimeve profesionale të komitetit, Spitali i Vushtrrisë do t’i kthehet punës normale.
Ai ka thënë në një postim në Facebook se pacientët e konfirmuar apo të dyshuar me COVID në këtë Spital do të transportohen brenda tri ditëve në Klinikën Infektive në QKUK, raporton Front Online.
Po ashtu ka thënë se po bëhen përgatitjet e nevojshme për rifillim të punës në ambulancat specialitike në SHSKUK.
Postimi i plotë:
Nga 664 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, raste pozitive janë 43 .
Kjo dëshmon më së miri se me angazhimin e të gjithëve në përgjithësi por të Ministrisë së Shëndetësisë në veçanti është duke u bërë e pamundura që virusi të menaxhohet dhe asesi të mer këmbë.
Ndërsa komiteti tashmë pas vlersimeve të veta profesionale konstaton se bazuar në situatën aktuale, Spitali i Vushtrrisë duhet t’i kthehet punës normale, pacientët e shtrirë si të konfirmuar dhe të dyshuar me Covid, transportohen brenda 3 dite, gradualisht në Klinikën Infektive në QKUK.
Transporti i pacientëve nga Spirali i Vushtrrisë fillon nga dita e stome.
Po ashtu janë bërë edhe përgatitjet e nevojshme për rifillim të punës në ambulancat specialistike në ShSKUK.