×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitali i Gjakovës së shpejti bëhet me rezervuar për furnizim me oksigjen të lëngshëm

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, kanë vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe është inspektuar hapësira në të cilat po punohet për vendosjen e rezervuarit për furnizim me oksigjen të lëngshëm në këtë spital.

    Sipas njoftimit të ShSKUK-së, gjatë takimeve në këtë spital, janë njoftuar për punën që po bëhet në përgjithësi në këtë spital, me theks të veçantë, menaxhimin e Pandemisë së Covid-19.

    Drejtori Krasniqi ka falënderuar menaxhmentin e spitalit dhe gjithë punonjësit shëndetësor për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar për trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19, por edhe sëmundjeve të tjera.

    “Bazuar në dinamikën e punimeve, ky spital pritet që së shpejti, pas investimeve nga ShSKUK, për herë të parë të ketë rezervuarin për furnizim me oksigjen të lëngshëm. Drejtori Krasniqi dhe ministri Zemaj, ofruan përkrahje në këkesat që ka ky spital. Para disa ditësh, Spitali i Gjakovës ishte pajisur për herë të parë me një aparat modern të CT, donacion nga Ambasada Amerikane”, thuhet në njoftim.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është intervistuar nga Prokuroria Speciale të premten që lam pas, për dy raste të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka njoftuar se do ta padisë koordinatoren e komiteteve në Lwvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali....
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në ShBA këtë javë, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Gjykata Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Isni Kilajt për të ndryshuar kushtet e lirimit të tij, të cilat...
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak gjatë sesionit të...
    Sport25 Shtator 2024
    Që nga sezoni 2009/10, turneu i dytë më i lartë i UEFA-s për klube është quajtur “Europa League”. Një nga rekordmenët në...
    Vip25 Shtator 2024
    Ditën e djeshme, Beatrix Ramosaj u shfaq nostalgjike duke publikuar disa momente të bukura në Instagram nga eksperienca e saj në “Big...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri, Ramush Hardinaj, ka reaguar lidhur me një shprehej që sot ka përdorur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, teksa...
    Lajme25 Shtator 2024
    Tifogupi "Forca'' ka dhënë  sot një mesazh të fortë në ndeshjen që po mbahet Vushtrria -Dinamo Grupi në fjalë ka përdorur sloganin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.