Shemsedin Thaçi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka thënë se Thaçi, njësoj si të gjithë luftëtarët e UÇK-së, do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë.
Kujtojmë se dje Specialja dërgoi ftesë edhe për Eset Ujkanin nga Mitrovica.
Ky është njoftimi i plotë:
Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shemsedin Thaqi, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Shemsedini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh.
H.G