Derisa gjendja me COVID-19 pritet të vështirësohet muajve të ardhshëm, pulmologu Skender Baca ka thënë se qëndrojnë mirë me staf shëndetësorë.
Ai ka treguar se edhe specializantët të cilët presin të punësohen, do t’i ndihmojnë atyre në punë.
Baca ka folur edhe për rastet të cilat kërkojnë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, kështu duke treguar edhe për sëmundjet më të shpeshta për të cilat kërkohet trajtim shëndetësorë në klinikë.
“Dimrit kemi pneumonitë, dhe bronkopneumonitë që janë pezmatime të indit pulmonar. Pastaj vinë ekzaserbimet e bronkitit kronik dhe astmës, dhe natyrisht gjithmonë ne jemi klinikë e cila është marrë me trajtimin e tuberkulozit”, ka shtuar ai.
Çfarë pasoja lë Covidi tek të infektuarit? Flet pulmologu i njohur kosovar
Baca ka thënë se për tu mbrojtur tashmë edhe nga gripi sezonal, qytetarët duhet të marrin lëngje, të konsumojnë qajra e të mos frekuentojnë hapësirat me shumë njerëz./Front Online/