×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Spasovski: Kryeministrin e zgjedh populli

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    “Do t’i lëmë edhe OBRM-PDUKM-në dhe BDI-në të vetripërtërirën në opozitë, Maqedonisë evropiane të Veriut i nevojitet opozitë e përgjegjshme. Ne vazhdojmë në rrugën e drejtë, krah për krah me demokracitë e zhvilluara evropiane pasi shumë arritëm për qytetarët dhe shtetin gjatë tre viteve të kaluara, ndërsa mundemi edhe më shumë dhe më mirë”.

    Këtë në një intervistë për gazetën “Politika” të Beogradit e ka deklaruar kryeministri teknik, Oliver Spasovski. Ai në intervistë ka vlerësuar se këto janë hapa shumë të rëndësishëm për shtetin ku do të konfirmohen përcaktimet për Maqedoni euroatlantike të Veriut me ekonomi të zhvilluar që i sjell vlerat dhe standardet evropiane.

    “Dhe kjo do të ndodhë më 15 korrik”, ka thënë Spasovski duke shtuar se fokusi është në organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të sigurta për shëndetin e qytetarëve, atmosferë korrekte dhe demokratike me çka do të kontribuojnë gjithë subjektet politike në shtet.

    Për kërkesën e BDI-së për kryeministër shqiptar, Spasovski ka thënë se për këtë do të vendosin qytetarët në zgjedhje siç i ka hije secilit shtet demokratik dhe RMV-së e cila është shembull në rajon se si ndërtohet Një shoqëri për të gjithë qytetarët.

    “BDI është 17 vite në pushtet dhe me faktin se e kthen retorikën nacionaliste tregon se nuk ka çka t’ju thotë qytetarëve dhe se është e pjekur për në opozitë. Se sa është populiste mënyra e tillë flet se dalin me koncept për të cilën nuk sqarojnë se si do të realizohet. Kandidat për kryeministër të LSDM-së dhe të koalicionit më të madh parazgjedhor ‘Mundemi’ është Zoran Zaev dhe ajo që është kyçe është se e kemi mbështetjen e të gjitha bashkësive etnike”, ka thënë Spasovski.

    Sipas tij, KE me atë që konfirmoi propozimin për kornizën negociuese për anëtarësim të vendit në BE dhe e dorëzoi për shqyrtim deri te shtetet anëtare të BE-së konfirmoi se Maqedonia e Veriut është në rrugë të drejtë, ndërsa perspektivat evropiane të shtetit janë realitet, siç është realitet edhe njohja e gjuhës maqedonase me atë që është vendosur si gjuhë ku duhet të përkthehet legjislacioni evropian, para së të bëhemi shtet anëtar i BE-së.

    Lidhur me pasojat e pandemisë së koronavirusit, Spasovski ka vlerësuar se patjetër të kuptojnë se përballja me virusin, nënkupton së pari që të ruhet shëndeti publik dhe pastaj të ruhet edhe ekzistenca e qytetarëve.

    Spasovski ndryshe marrëdhëniet me Serbinë i ka vlerësuar si tradicionale, të mira dhe miqësore që sipas tij në tre vitet e fundit shënojnë miqësi dhe bashkëpunim në zhvillim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.