Me një shok vëmë bast, sipas tij, Kosova do të humb me mbi katër gola, ndërsa unë thash se nuk do të humbim me diferencë aq të madhe. E fitova një pije. Madje…
Morata, Busqets, Jordi Alba, Koke etj. janë emra që ta fusin friken në palcë kur flasim për kombëtaret e futbollit, por është interesante e njëkohësisht edhe për t’u admiruar, ndjenja e inferioritetit e vërejtur tek opinioni dhe opinionistët, nuk ishte prezentë edhe tek lojtaret tanë, kjo po që është për t’u çmuar.
Lojë e qetë, sidomos e Dresheviçit dhe Halimit, me Ujkanin e shkëlqyeshëm në port e me Muriqin i cili sot ishte lojtar i ekipit, e jo sulmues, na bën të mendojmë që ‘po ne gjithsesi mundemi’.
Me sistemin 4 2 3 1 e cila mundëson që në mbrojtje të jemi të ngjeshur funksionoi, mos të harrojmë Gjermaninë ky ekip e ka mposhtur 6:0, pra mbrojtja e ngjeshur e përcjell me disiplinë, ishin tipare të domosdoshme kundër Spanjës, sepse çdo hapje eventuale ‘furija e kuqe’ di ta shfrytëzoj maksimalisht.
Për të dy golat tani Ujkanin nuk mund dhe as qe duhet fajësuar, përkundrazi, edhe pse ne golin e dytë mbrojtësi ynë e futi mirë Torresin në këndin e ngushtë por i dha hapësirë për të goditur lehtë dhe për të shënuar.
Pjesa e dytë ishte shume interesante, presioni ynë ne pjesë fushën e tyre ishte shume i mirë, sidomos me inkuadrimin e Kastratit e Zenelit, që të dy këmbëshpejtë, edhe kjo dëshmon se nuk e kishim ndjenjën e inferioritetit, madje kjo solli edhe golin e ndeshjes nga Halim zemra.
Ndërsa golin e tretë të spanjolleve duhet cilësuar si gol me fat, e jo tjetër.
A është kjo ndeshje dëshmi se nuk duhet të kryqëzohen lojtarët dhe trajneri për shkak të një, apo dy humbjeve, konkretisht Ujkani e Challandes, jo pa dyshim se jo.
Për fund, besoj se shume spanjoll tani do ta njohin Kosovën, shpresojmë edhe Spanja ta bëj të njëjtën.
Punë ka shumë, por disa gjera vijnë me durim, e ja na shqiptarët kem durim ja kush. E pra ditë të mira janë përpara.
Bujar Abdullau
Trajner i licencuar nga UEFA