Spanja ka mundur Italinë me rezultatin 1-0 duke u kualifikuar kështu për në fazën tjetër dhe duke blinduar dhe vendin e parë në Grupin B.
Sfida nisi vrullshëm nga “La Roja”, e cila provoi disa herë, por Donnarumma i mohoi golin spanjollëve duke u kthyer në hero.
Nga ana tjetër “Azzurri” nuk arriti dot të futeshe në lojën e vetë, teksa goli i vetëm i sfidës erdhi nga Calafiori, i cili shënoi në portën e tij në minutën e 55’.
“La Roja” provoi sërish të shënonte dhe golin e vulosjes së sfidës, por pa arritur ta gjenin.
Gjithsesi, Spanja kështu kualifikohet për në fazën tjetër si e para e grupit, teksa takimi i radhës është ai me Shqipërinë më 24 qershor, ndërsa Italia, po në të njëjtën ditë do të luajë kundër Kroacisë./Sinjali