Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, ka reaguar pasi Rita Ora u shfaq duke mbajtur flamurin e Serbisë në një koncert në Hungari.
Derisa ishte duke performuar, një fans i dha artistes shqiptare një flamur, për të cilin mendoi se ishte ai hungarez.
Kjo video u bë virale dhe u komentua gjithandej nëpër rrjete sociale, ndonëse reagoi edhe vet ylli i famshëm duke thënë se nuk ishte në dijeni për këtë.
Spahiu thekson se Rita është një artiste aq e madhe saqë nuk mund t’i njeh flamujt e shteteve të vogla.