×
  • Lajme
  • Lajme

    Spahiu: Me gjasë vendi po shkon në zgjedhje, klasa politike nuk e donë Kosovën

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Profesori i shkencave politike dhe analisti, Nexhmedin Spahiu në një prononcim për “Front Online” tha se Kosova, me shumë gjasë po shkon drejt zgjedhjeve të reja, në mungesë të një marrëveshjeje për zgjidhjen e situatës politike.

    Duke komentuar qasjen e LDK-së, Spahiu ka thënë se kjo parti po përpiqet të mos marrë përgjegjësinë për moszgjidhjen e presidentit.

    “Po, me gjasë vendi po shkon në zgjedhje. Qasja e LDK-së është e natyrshme që mos me marrë fajin për atë arsye që nuk po zgjidhet presidenti. Ajo po tregon që ne jemi për me u zgjidh presidenti, por nuk po bëhet mundësia për fajin e LVV-së”, ka deklaruar Spahiu.

    Sipas tij, në rast se Kosova shkon në zgjedhje përgjegjësia është e të gjithë deputetëve.

    “Nëse shkojmë në zgjedhje, fajin e kanë të gjithë deputetët, por më shumë ju takon partive që kanë më shumë deputetë”, është shprehur ai.

    Spahiu ka kritikuar klasën politike për mungesë të vullnetit për të arritur një marrëveshje, duke thënë se interesi partiak po vendoset mbi interesin e vendit.

    “Është dashur të arrihet një marrëveshje, por klasa politike e Kosovës nuk e do vendin, nuk ka vizion dhe këqyr veç si të përfitojë prej saj”, ka thënë Spahiu.

    https://frontonline.net/analistet-paralajmerojne-kosova-po-afrohet-drejt-zgjedhjeve-te-reja/

    Nga Rubrika
    Lajme 23 Gusht 2026
    Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit, pasi procesi i konstituimit të Kuvendit nuk...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Një gjykatë federale e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar vendimin e qeverisë amerikane për bllokimin e vizave për shtetasit nga 75 vende,...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për  sot,...
    Të tjera
    Vip 23 Gusht 2026
    Faruk Begolli lindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte një nga...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar për sot dy aktivitete simbolike para objektit të Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimeve të...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat kryesisht rreth zonave malore gjatë pasditës, mund të...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Një zjarr i përmasave të konsiderueshme vijon të përparojë në Malin e Çikës, duke u afruar tashmë me fshatin turistik të Dhërmiut...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney ka thënë se vala e re e tarifave amerikane ndaj Kanadasë është një “llogaritje e gabuar”, e...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.