×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sot vendoset për sigurinë e vaksinës së kompanisë “Johnson & Johnson”

    FrontOnline
    20 Prill 2021

    Rregullatori evropian i ilaçeve pritet që të martën të dalë me njoftim për vlerësimin e sigurisë së vaksinës së kompanisë “Johnson & Johnson” për Covid-19 pas frikës se ajo mund të jetë e lidhur me mpiksjen e rrallë të gjakut.

    Vendimin rreth sigurisë së përdorimit të vaksinës me një dozë pritet ta marrin deri të premten edhe Shtetet e Bashkuara, në kohën kur vendet në mbarë botën po mundohen ta përshpejtojnë procesin e vaksinimit të popullsisë dhe ta ringjallin ekonominë e goditur rëndë nga pandemia.

    Agjencia Evropiane e Ilaçeve pritet që të martën të mbajë një konferencë për gazetarë në Amsterdam të Holandës pas vlerësimit të katër rasteve me mpiksje të gjakut, njëra prej të cilave përfundoi me fatalitet, shkruan The Guardian.

    Sidoqoftë, kjo agjenci ka thënë se numri i rasteve të raportuara me mpiksje të gjakut është jashtëzakonisht i vogël në krahasim me 4.5 milionë njerëzit që tashmë e kanë marrë vaksinën e kompanisë “Johnson & Johnson” në mbarë botën.

    Vlerësim të ngjashëm ka dhënë edhe këshilltari më i lartë i ShBA-së për pandemi, Anthony Fauci, i cili ka thënë se rastet e mpiksjes së gjakut kanë qenë ngjarje jashtëzakonisht të rralla.

    Fauci madje tha të dielën se beson që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë që ta përdorin këtë vaksinë, me gjasë me disa kufizime ose paralajmërime.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport25 Prill 2024
    Manchester City ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të dëgës aty. Ai është shprehur...
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.