Punëtori 45 vjeçar, Jakup Berisha i cili ndërroi jetë të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve të marra në vendin e punës do të varroset sot në varrezat e fshati Zakut, të Podujevës.

45 vjeçari ra nga një lartësi në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.

Ndryshe, rastin e kishte konfirmuar  edhe Policia e Kosovës, ku në përgjigjen e tyre thuhej se rasti ishte iniciuar si “hetim mbi vdekjen”./Front Online

Policia nis hetimet për vdekjen e podujevasit i cili u rrëzua në vendin e punës