35-vjeçarja shtatzënë, që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, do të varroset sot.
Për vrasjen e 35-vjeçares Front Online ka raportuar i pari.
Familjarët e viktimës kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet në ora 13:00.
Kurse, pasditen e djeshme ka përfunduar autopsia e trupit të vrarë të gruas shtatzënë, derisa më pas trupi i saj është dërguar te familja për ceremoninë e varrimit.
Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit, ndodhet ende në arrati.
Të njëjtit dje i është gjetur vetura në sheshin “Ahmet Shtimja” në Shtime, por ai s’është kapur. Policia dje ka dalë edhe me një kërkesë për bashkëpunim, ku u ka kërkuar qytetarëve ndihmë për arrestimin e Halilit./Front Online
Burri vret gruan shtatzanë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë

Të tjera
-
13:21 | 31 Janar 2023
-
13:11 | 31 Janar 2023
-
13:00 | 31 Janar 2023
-
12:57 | 31 Janar 2023
-
12:56 | 31 Janar 2023
-
12:53 | 31 Janar 2023
-
12:50 | 31 Janar 2023
-
12:44 | 31 Janar 2023
-
12:37 | 31 Janar 2023
-
12:30 | 31 Janar 2023
-
12:25 | 31 Janar 2023
-
12:23 | 31 Janar 2023