×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuari për vrasjen e shtatzënës ende në arrati

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2022

    Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit, ndodhet ende në arrati.

    Të njëjtit dje i është gjetur vetura në sheshin “Ahmet Shtimja” në Shtime, por ai s’është kapur. Policia dje ka dalë edhe me një kërkesë për bashkëpunim, ku u ka kërkuar qytetarëve ndihmë për arrestimin e Halilit.

    Një vrasje makabre është kryer të mërkurën rreth orës 18:00, në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, për të cilin Front Online raportoi i pari. Viktima është Hamide Magashi, një 35-vjeçare që ishte në javën e 41’të të shtatzanisë. Ajo është vrarë para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë, ku kishte shkuar për të kryer lindjen.

    I dyshuari për vrasje është Sokol Halili, me të cilin viktima ishte divorcuar. Pas vrasjes, ai ka ikur dhe ende ndodhet në arrati.

    Dje gjatë ditës është raportuar se është gjetur vetura e tij në sheshin “Ahmet Shtimja” në Shtime, por jo edhe ai.

    Pak më vonë, Policia e Kosovës ka dalë me një kërkesë për bashkëpunim, ku u ka kërkuar qytetarëve ndihmë për arrestimin e Halilit.

    Përmes një kërkese për bashkëpunim, të cilës ia ka bashkangjitur edhe foton e të dyshuarit, Policia ka lutur të gjithë ata që kanë ndonjë informatë që  mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar , të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.

    “Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.  I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë  që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e Policisë./Front Online

    Vrasja ka ndodhur rreth orës 18:00, derisa Policia e Kosovës e ka konifirmuar rastin në orën 19:00.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.