×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot takimi i ri i kryenegociatorëve në Bruksel, BE pret angazhim konstruktiv në procesin e normalizimit

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Sot mbahet takimi i ri në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh. Këtë dje e ka konfirmuar Bashkimi Evropian.

    “Mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivelin e kryenegociatorëve do të jetë nesër në Bruksel. Rendi i ditës është mjaft i qartë. Është rruga përpara në zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord. Dhe sigurisht, diskutimi për çështjet që po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha dje Stano.

    Mbajtja e këtij takimi ishte e pasigurt në fund të javës së shkuar meqë kishte mospajtime rreth agjendës së diskutimeve.

    Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do e fillojnë ditën me takimet e ndara ma emisarin evropian për dialog Miroslav Lajçak i cili më pas do mëtoj organizimin e takimit trilateral.

    Ndryshe Bashkimi Evropian ka mirëpritur thirrjen e bërë nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiq që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe re integrimin e tyre në të gjitha institucionet e vendit.

    Peter Stano zëdhënës i BE-së ka nënvizuar se Brukseli vazhdimisht ka ftuar Beogradin që të inkurajoj këtë gjë, ndërsa Prishtinën që të mundësoj re integrimin e serbëve të Kosovës.

    BE gjithashtu përsëriti thirrjen e vazhdueshme për de-përshkallëzim si dhe për implementim të plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve nga dialogu nga të dyja palët.

    Zëdhënësi i BE-së nënvizoi se marrëveshjet e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, parashikojnë hapat dhe procedurat konkrete, gjithnjë duke respektuar kornizën ligjore të Kosovës./Express

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet...
    Kronika17 Shtator 2024
    Drama në të cilën u përfshi një 71-vjeçar nga Prishtina si pasojë e një raporti intim jashtëmartesor për pak përfundoi tragjikisht. I...
    Lajme17 Shtator 2024
    Sot orën 14:30, presidentja Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ngjarjen lansuese të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri...
    Lajme17 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të përurohet Fontana e Rinovuar e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Përurimi do të...
    Opinione17 Shtator 2024
    Shkruan: Blerim Shala Kthim prapa për të ecur para. Me një fjali fare të shkurtër mund të përmblidhet paraqitja mediatike të premtën...
    Lifestyle17 Shtator 2024
    Farat e lulediellit kanë përfitime të rëndësishme shëndetësore. Ato janë një nga ushqimet më të njohura dhe më ushqyese në mbarë botën....
    Lifestyle17 Shtator 2024
    Dashi Do të kaloni një ditë mjaft të komplikuar dhe tensionuar nga pikëpamja profesionale. Gjithashtu rrezikohet që të komprometohet raporti me partnerin/en,...
    Vip17 Shtator 2024
    Reperi Getinjo ka shprehur një shqetësim përmes rrjetit të tij Instagram sonte. Ai ka akuzuar disa debate televizive për përçarje e duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.