×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot përballet Kurti me Vuçiqin pas më shumë se nëntë muaj nga takimi i fundit

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Sot do të jetë përballja mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

    Përballja e tyre po ndodh për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, me një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

    Qeveria e Kosovës ka thënë se fokusi i këtij takimi “do të jetë zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, Aneksi për zbatimin e saj dhe rruga përpara”.

    Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011, por shumë nga dhjetëra marrëveshjet e arritura mbeten pa u zbatuar.

    Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha më 24 qershor se shpreson të ketë përparim në dialog dhe kujtoi se ekziston një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila duhet të zbatohet në terren.

    Ai tha se “ka problem” sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, por theksoi domosdoshmërinë e mbajtjes së një takimi të nivelit të lartë “për të ditur se ku jemi”.

    Ky do të jetë takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, pas ngjarjeve në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – më 24 shtator të vitit të kaluar, kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë e Kosovës dhe vrau një polic.

    Ata diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, të arritur në shkurt të atij viti, por nuk u dakorduan për mënyrën.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se të mërkurën në Bruksel do të shkojë për të parë se në çfarë gjendje ndodhet Kosova në kuadër të dialogut, ndërsa nuk është shumë optimist për arritjen e ndonjë rezultati.

    “Nesër në mëngjes do të udhëtoj në Bruksel. Nuk kemi pasur një takim të lartë që një vit. Gati tre vite janë bërë nga takimi i fundit. Takimi i nesër do të jetë në funksion të rekapitullimit të këtij procesi tre vjeçar, të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si duhet të ecim përpara. Prej këtu kanë filluar problemet. Marrëveshja bazike e bënë normalizimin e raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, me njohje de-fakto. Kjo është zgjidhja më e mirë e cila nuk është realizuar deri më sot”.

    Takimi i fundit mes tyre, më 14 shtator 2023, përfundoi pa ndonjë pajtim.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të premten se është e kënaqur me punën e dy kompanive...
    Lajme14 Shtator 2024
    Riga shiu pritet të paraqiten gjatë natës dhe orëve të mëngjesit të ditës së shtunë. Nga mesdita nga pjesë qëndrore e veriore,...
    Lajme14 Shtator 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar mbrëmë një video me pamje nga veriu i vendit. Një pjesë e pamjeve janë nga vizita e fundit...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Pavarësisht se Kosova ende nuk e ka të obliguar shërbimin ushtarak, të rinjtë kosovarë janë shprehur të gatshëm që në rast se...
    Lajme13 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas konferencës që mbajti presidenti serb Aleksander Vuçiq nga ku prezantoi disa “masa” për Kosovën....
    Vip13 Shtator 2024
    Pas propozimit për martesë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Mbrëmjen e sotme artisja ka ndarë foto dhe...
    Lajme13 Shtator 2024
    Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës....
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.