Sot nis “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, mision ynë edhe gjatë pandemisë”.
Për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia, “Java për të drejtat e viktimave të krimit” do të hapet me një video-mesazh për media nga ana e Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, për të vazhduar me video-mesazhet e Presidentit Hashim Thaçi, Ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett dhe Ministrit të Drejtësisë Selim Selimi.
Të gjitha seminaret e javës do të zhvillohen online me anë të platformës Zoom.